Tirana u bë për një ditë kryeqyteti i Europës. Prania e liderëve të kontinentit tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i bënë jehonë një samiti, që nuk i jep rëndësi vetëm Ballkanit, në rrafshin politik dhe ekonomik, por edhe për faktin që një ngjarje e tillë, zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Unionit Europian.
“Bashkimi Evropian ofron një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, duke hapur pjesërisht tregun e përbashkët”, shkruan prestigjiozja Associated Press, e cila e shoqëron lajmin me një kolazh fotosh nga pritja që i bën kryeministri Edi Rama liderëve të Evropës.
Edhe Radio France Internationale del me titullin “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus të samitin e Shqipërisë”, teksa vendos një foto ilustruese të presidentit francez me numrin 1 të qeverisë shqiptare.
Ndërkohë, mediat greke janë më të fokusuara tek çështja e Himarës, teksa vendosin në okelio, që prania e Mitsotakis në Tiranë kushtëzohet me betimin e Fredi Belerit që rruga drejt BE-së të shpejtohet.
Radio televizioni i Kosovës, RTK gjen rastin të tregojë mundësinë që i jepet Albin Kurtit për të takuar kancelarin Sholz, e po ashtu ta raportojë samitin si një ceremoni festive që ka lënë shije të mirë në gjithë kontinentin.
Nga ana tjetër, media serbe Tanjug, gjen me vend të pasqyrojë mesazhin se “Serbia mbështet konceptin e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal”, duke cituar kryeministren Brnabiç./euronews.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...