Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

08:24 | 15 Qershor 2024
K.B

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të udhëtojë këtë të shtunë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.

Samiti do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës. Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Osmani udhëton për në Zvicër, përfaqëson Kosovën në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme