Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ka mbërritur në Rinas Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo është pritur në aeroport nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministrja Spiropali shkruan se “ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”.
Pas mbërritjes në kryeqytetin e Shqipërisë, Von der Leyen ka zhvilluar takim me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në orën 15:30 në Presidencë.
Më tej, Von der Leyen do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin pritet të zhvillojnë një konferencë për media rreth orës 17:30.
Sjellim në vëmendje se këtë të hënë do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së./tvklan.al
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...