Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Ne po udhëheqim një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it”, u shpreh Balluku.
Balluku publikoi edhe njoftimin e Shtëpisë së Bardhë në të cilin theksohet se “ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme”.
Me këtë nismë, vuri në dukje Balluku, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale./atsh
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot protestë masive në Serbi
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresoj që ky proces i paku...
Moti sot me diell dhe vranësira
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...