Google ADS

Samiti i NATO-s, Xhaçka: Angazhim konkret për të garantuar sigurinë e aleatëve dhe ndihmuar Ukrainën

15:22 | 24 Mars 2022
A. B.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka tha sot se NATO ka treguar vendosmëri të madhe dhe angazhim konkret për të garantuar sigurinë e të gjithë aleatëve dhe për të ndihmuar Ukrainën.

Nëpërmjet një postimi në Twitter në përmbyllje të samitit të NATO-s të mbajtur sot në Bruksel, Xhaçka ka shpërndarë disa foto nga takimi duke shtuar se kohezioni i aleatëve është më i fortë se kurrë për t’u përballur me agresionin rus.

Në samit u mblodhën liderët e vendeve anëtare, duke përfshirë edhe Presidenti amerikan Joe Biden, për të diskutuar për situatën në Ukrainë, dhe hapat e mëtejmë që Aleanca do të ndërmarr për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.

Në këtë samit urgjent morri pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme