Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në takimin e radhës së Komitetit Politik Evropian mes liderëve evropianë.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryeministri i ri britanik, Keir Starmer.
“Komiteti Politik Europian mes liderëve të BE-së Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Udhëheqësit evropianë do të diskutojnë sfidat e përbashkëta si lufta në Ukrainë dhe emigracioni i paligjshëm.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marr pjesë në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Mbretërinë e Bashkuar./Arbresh.info.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor