Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Selanik.
Rama u prit nga homologu i tij grek, njëkohësisht mirëpritësi i samitit, Kyriakos Mitsotakis.
Në samitin e vendeve juglindore që do të zgjasë 2 ditë, do të marrin pjesë dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Agjenda e samitit parashikon diskutime rreth integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë.
Këtij samiti i parapriu ministeriali i Ministrave të Jashtëm të rajonit, ku e pranishme ishte dhe ministrja Xhaçka dhe ministri i jashtëm i Ukrainës./A2
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...