Mbahet sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Dita Arbëreshe në Samitin e 3-të të Diasporës.
Gjatë fjalës së tij në këtë event, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani shprehet se ky është një moment domethënës për marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe.
Ministri Hasani ju ka shprehur mirënjohjen të gjithë atyre që që promovojnë zhvillimin kulturor, gjuhësor, ekonominë dhe turizmin e Arbërisë italiane.
“Dita Arbëreshe, moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe. Vlerësojmë përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës e kujtesës kombëtare të shqiptarëve. Me fat që kjo traditë vazhdon ende sot, falë përkushtimit të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali. Mirënjohje atyre që promovojnë zhvillimin kulturor, gjuhësor, ekonominë dhe turizmin e Arbërisë italiane.”, tha Hasani.
“Ne jemi me ju dhe duam të punojmë bashkë me ju drejt këtij qëllimi. Dita Arbëreshe, ftesë për të eksploruar bashkarish mënyrat sesi mund të bëjmë më shumë në çdo fushë. Të punojmë me ide e projekte të qarta, për të ruajtur këtë thesar me të cilën krenohen shqiptarët. Shteti Shqiptar ka sot mundësi reale t’ju mbështesë me forma e mënyra konkrete. Mirënjohje Italisë, për vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj komuniteteve arbëreshe. Mirëpresim çdo ide që do të dalë nga panelet e sotme. Ju garantoj angazhimin e MEPJ për të qenë gjithmonë krah jush.”, u shpreh ai./tvklan/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen