Samiti i Brdo Brijunit i mbajtur në Tiranë i bën thirrje BE që të konsiderojë Zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor. Në përfundimet e këtij takimi thuhet se vendet kanë rënë dakord mbi nevojën për të forcuar edhe më tej proceset e dialogut dhe pajtimit në rajon.
“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të konsiderojë zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor si një çështje me rëndësi gjeopolitike, duke pasur parasysh se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në sistemin evropian të vlerave është një faktor i rëndësishëm edhe për vetë stabilitetin e përgjithshëm evropian. Kjo nuk përjashton detyrimin e vendeve kandidate për të zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim të plotë në të. Ne besojmë se është reciprokisht e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, që standardet të respektohen dhe procesi i negociatave të bëhet më fleksibël si dhe më i shpejtë”.
Përfundimet e Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit
“Ne, udhëheqësit e Procesit të Brdo-Brijuni, u takuam në Tiranë më 9 maj 2019 në prani të miqve tanë, Presidentit të Republikës së Polonisë Andrzej Duda dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Nënkryetaren e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Kemi njohur dhe pranuar se përparimi i shënuar deri më tani, ka kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të paqes, sigurisë, stabilitetit, si dhe në rritjen e bashkëpunimit rajonal. Ne e mirëpritëm Marrëveshjen e fundit të Prespës dhe arritëm në përfundimin se një shembull i tillë i hap rrugën forcimit të lidhjeve evropiane dhe euroatlantike me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pranuam se ky moment pozitiv ka ngjallur optimizëm të ri sinergjik në rajon, duke mbajtur parasysh perspektivat e tij evropiane dhe euroatlantike, si objektiva kyçe strategjike. Të vetëdijshëm për debatet e brendshme intensive që po zhvillohen në gjirin e Bashkimit Evropian, në kontekstin e BREXIT dhe të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare evropiane, ne mirëpresim përkushtimin e BE-së përkundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe përmes proceseve të Berlinit dhe Brdo-Brijunit, si dhe përmes takimit të fundit të mbajtur në Berlin me nismën e Kancelares gjermane, Angela Merkel si dhe të Presidentit francez, Emmanuel Macron me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Kroacisë dhe të Sllovenisë. E përgëzuam Poloninë që do të mikpresë Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, duke konfirmuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet përparësi në krye të agjendës së Bashkimit Evropian. Gjithashtu ne përgëzuam mbështetjen aktive të Kroacisë dhe Sllovenisë dhënë ndaj perspektivës evropiane të pjesëmarrësve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e tyre për t’i dhënë përparësi rajonit gjatë Presidencave të tyre të ardhshme të radhës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 dhe në gjysmën e dytë të vitit 2021. Përsëritëm rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për të zbatuar reformat kyçe, të lidhura edhe me përparimin e mëtejshëm të pjesëmarrësve nga rajoni, në proceset e tyre përkatëse të integrimit, me një qasje të bazuar në meritat e vendeve përkatëse. Ne mbështesim qëndrimin e Bashkimit Evropian se një nga kushtet për anëtarësimin e një vendi aspirues është zgjidhja e çështjeve ende të hapura dypalëshe me fqinjët e vet. Do të përpiqemi në mënyrë aktive që të vazhdojmë dialogun dhe rritjen e besimit brenda rajonit që ne përfaqësojmë. Të gjitha çështjet e hapura do të zgjidhen në mënyrë paqësore, nën frymën e respektit dhe të bashkëpunimit reciprok. Ne theksojmë rëndësinë pozitive të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor për forcimin e demokracisë, të sundimit të ligjit dhe respektimin, mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut në rajon si dhe zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të konsiderojë zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor si një çështje me rëndësi gjeopolitike, duke pasur parasysh se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në sistemin evropian të vlerave është një faktor i rëndësishëm edhe për vetë stabilitetin e përgjithshëm evropian. Kjo nuk përjashton detyrimin e vendeve kandidate për të zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim të plotë në të. Ne besojmë se është reciprokisht e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, që standardet të respektohen dhe procesi i negociatave të bëhet më fleksibël si dhe më i shpejtë. Ne ritheksuam se shkëmbimi i ndërlidhjes brenda Ballkanit Perëndimor, si dhe midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me instrumente në rritje në transport, energji dhe në infrastrukturën digjitale, paraqet një interes strategjik për të gjithë si dhe një parakusht për rritjen ekonomike, konkurrencën dhe integrimin e plotë ekonomik brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian gjithashtu. Ramë dakord mbi nevojën për të forcuar edhe më tej proceset e dialogut dhe pajtimit në rajon, bazuar në të vërtetën, besimin si dhe aderimin në të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, si dhe duke mbajtur parasysh ruajtjen e paqes, sigurisë dhe begatisë së brezave të tanishëm e të ardhshëm. Ne biem dakord që Sllovenia do të jetë mikpritësja e ardhshme e Takimit të Jashtëzakonshëm të Udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, në fund të këtij viti”.
Mogherinit iu mor nga duart dialogu, shpëtuam nga ndarja
Shefi i qeverisë së Kosovës, Ramush Hardinaj, nuk ka dashur t’i japë një përgjigje direkte deklaratës së përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Tiranë, e cila e përjashtoi veten nga çdo plan për ndarjen e Kosovës. Por Haradinaj duke iu referuar sërish Samitit të Berlinit, tha se suksesi më i madh i atij takimi ka qenë kalimi i procesit të dialogut nga shefja Federica Mogherini, në përgjegjësi të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron. Haradinaj: “Pra, procesi i dialogut është larguar prej një adrese, e cila do të mund ta befasonte Kosovën me një marrëveshje të keqe… Është shumë me rëndësi që kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi, e kanë parë se ai projekt është përmbyllur. Pra, marrja e dialogut prej zonjës Mogherini tek kancelarja Merkel, që ka qëndrim të qartë e të vazhdueshëm kundër lëvizjes me kufij, tani mendoj se mundemi me qenë më të qetë. Duhet të jemi më vigjilentë, sepse kuzhinat vazhdojnë të gatojnë, por nuk kemi më rrezik nga ndarja e Kosovës”. Në fund, Haradinaj tha se duhet të ndryshohet regjimi i kufirit me Shqipërinë. Shefi i ekzekutivit këto komente i bëri pas homazheve në varrezat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...