Samiti i BE-së në Tiranë, Rama ndan foton: Ngjarje historike

08:20 | 1 Dhjetor 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto të posterit të samitit të Bashkimit Europian me vendet e rajonit që do të mbahet në Tiranë.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Samiti i BE në Tiranë do të mbahet më 6 dhjetor. Në të njëjtën ditë opozita ka paralajmëruar portestë. Ndërkohë, 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi zyrtar për Tiranën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme