Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbërriti në Spanjë për të takuar homologun e tij atje dhe më pas ka udhëtuar drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, por theksoi se nuk pret asgjë nga unioni.
Para takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, Rama ka dhënë një intervistë për “EL PAÍS”.
Rama kritikon se “fjalët e këndshme” për pranimin e vendit të tij në Bashkim nuk shoqërohen me fakte.
Gazetari Antonio Pita shkruan se është e vështirë të përcaktosh nëse është lodhja nga udhëtimi, humori i keq apo lodhja nga të njëjtat fjalë të këndshme për integrimin në BE që e bëjnë kryeministrin shqiptar të shprehet kështu.
“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm“, tha Rama për samitin, raporton TopChannel.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje