Google ADS

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet plani ynë për mbylljen e negociatave brenda 2027-tës

08:18 | 19 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel.

Përmes një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare tha se ditën e djeshme u mbështet plani i Shqipërisë dhe KE-së për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Rama shkoi në këtë takim pas çeljes së negociatave për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë, dy muaj pasi u hapën negociatat për grupkapitujt e Themeloreve, që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme