Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, përmes një konference për shtyp nga selia blu, hodhi poshtë leximin që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i bëri sot raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“U shfaq sot një lojë e rrezikshme me ministrin e Jashtëm në detyrë, i cili u mundua të zbehë të dhënat alarmante se Shqipëria është burim për heroinën dhe kokainën. Kjo nuk mbulohet me propagandën absurde.
Shqipëria burim në rritje për kokainën dhe heroinën. Kjo fjali është përfshirë për herë të parë në raport. Nuk ishte as në raportin e një viti më më parë. I kërkoj mediave të publikojnë të dy raportet për të mos lejuar që Edi Rama dhe lodrat e tij të mos e paraqesin situatën si një normalitet dhe ku s’ka asgjë për tu shqetësuar”, u shpreh Salianji./Lajmiifundit
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...