Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka sjellë një varg reagimesh edhe në Shqipëri, ku shumë kanë shprehur frikën për prishjen e stabilitetit politik në Ballkan.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se vrasja e Ivanoviqit është një akt i dënueshem me prapavijë politike.
Për Berishën, pas këtij atentati qendrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe të llojit “Dora e Zezë” (Crna Ruka), që tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.
Ky është postimi i Berishës:
Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!
Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te krimit ekzekutuan para selise se partise tij, njerin prej udheheqesve me ne ze te serbeve te Kosoves ne keto dy dekada, ish sekretar shteti ne nje nga qeverite e Beogradit, Oliver Ivanoviç.
Duke denuar ashpersisht kete akt kriminal dhe shprehur ngushellimet autoriteteve te Kosoves dhe familjareve te te ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para deres se selise se partise se tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd ne Bruksel, te le te kuptohet se pas ketij akti te shemtuar kriminal qendrojne organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, qe jane organizuar keto vitet e fundit dhe kane krye akte te renda kriminale.
Urojme qe autoritetet e Kosoves te vendosin sa me pare para ligjit sponsorizuesit, organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti te shemtuar! sb
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...