Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Edhe pse Lulzim Basha mori vendimin për përjashtimin e tij nga grupi, Berisha shprehet se ai është pjesë e PD dhe mund të shkojë kur të dojë në seli.
Për ish-kreun e PD vendim i Bashës është ‘null and void” dhe thotë se ka ardhur si pasojë e kompromisit të tij me Ramën, transmeton arbresh.info.
“Vendimi, kompromisi Rama-Basha është ‘null and void’, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurt që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmërinë, legjitimitetin, për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë”, tha ai.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...