Sali Berisha tregon se si po ndëshkohen kosovarët në Shqipëri

23:33 | 27 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar në Facebook se në Shqipëri, kosovarët po ndëshkohen nga Policia e vendit me diferencim nga shtetasit shqiptarë.

Ai e ka shpërndarë një mesazh dhe një video të qytetarit dixhital.

“Narkopolicia ndëshkim me diferencim ndaj vizitorëve nga Kosova! Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital – Ja si gjobiten kosovarët në Shqipëri por jo dhe veturat me targa shqiptare”, shkruan Berisha.

Berisha këto komente i bëri pasi shpërndau një video ku shihet se u janë vënë bllokada në rrota automjeteve me targa kosovare.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1069082253252681/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme