Google ADS

Sali Berisha reagon pas dënimit të ish- ministrit, Saimir Tahiri

22:50 | 19 Shtator 2019
A. B.

Pasi gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 5 vite burg, por që i konvertohet në 3.4 vite shërbim prove, ish- ministrit Saimir Tahiri, reagon edhe Sali Berisha.

Ai shkruan se ky është një vendim i turpshëm, një parodi.

Sipas Berishës vendimi tregon se shteti ligjor në Shqipëri nuk ekziston.

Reagimi i plotë

Mafia e droges veten nuk e denon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunumit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po te japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe e te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme