Sali Berisha thotë se Edi Rama po bën çmos të fusë koronavirusin në Shqipëri.
Këtë gjë, sipas tij, e tregon fakti që nuk po bllokohet lëvizja e lirë me Italinë.
“Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qendrimet e tyre po bejne çmos te fusin koronavirusun ne Shqipëri!
Miq, Italia ka ne nje zone te kufizuar te saj te perhapur infeksionin e koronavirusit. Qeveria Italiane shpalli dje masa rigoroze nder te cilat kufizimin edhe te detyruar te levizjes, daljes se qytetareve te vete nga zonat e infektuara per te shmangur perhapjen e koronavirusit ne zona tjera te Italise.
Madje kryeministri Conte nuk u mjaftua me thirrjen drejtuar qytetareve te ketyre zonave por autorizoi policine dhe u shpreh se ne rast nevoje mund te perdori edhe ushtrine per zbatimin e ketij rregulli.
Kurse Edvin Fatkeqesia dhe ndrikull Hajnia ne vend qe te ndjekin praktiken e qendrimit te shpallur nga qeveria italiane per banoret e ketyre zonave dhe t’ju bejne thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, qe te mos vijne dhe te mos lejoje qe ata te hyne ne Shqiperi, deklarojne pa asnje pike pergjegjesie se nuk do kufizojme levizjet me Italine.
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin