Ashtu siç kishte paralajmëruar ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla por ndryshe nga se deklaroi se do te publikonte dokumente, Berisha ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një video të shkurtër ku sipas tij ndodhen Taulant Balla dhe i akuzuari si ‘bos kokaine’ Maks Beco.
“Ja Taulant Bego/Jaris që betohej dje se është e montuar foto e tij me bossin e kokainës, Maksi Beço të arrestuar në vitin 2015 nga policia për kokainë! Sb”
Ish-Kryeministri Berisha i ka dhënë një ultimatum kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Pas publikimit të një fotoje ditën e djeshme ku sipas tij shfaqej Balla me bosin e kokainës’ Maksi Beca, deputeti i PS reagoi dhe tha se ishte fotomontazh duke mohuar njohjen me personin tjetër.
Ditën e sotme Sali Berisha ka paralajmëruar se do të nxjerrë letrat mbi tavolinë. Ai ka publikuar mesazhin e qytetarit që i ka siguruar dhe foton e parë, i cili i jep ultimatum Ballës që deri në orën 14:00 të kërkojë ndjesë publike se fotoja me të arrestuarin për trafik droge është montim.
STATUSI
Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb
Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça është montim ne rast se nuk kërkon ndjesë publike gjere ne ora 14:00 te ditës sotme për fyerjen qe me ke bere do përballesh me publikim dokumentesh përvëluese!
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...