Nga podiumi i selisë blu, komunikimet e përditshme publike të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës janë zhvendosur në dritaren e shtëpisë së tij.
Ashtu si një ditë më parë, edhe pasditen e kësaj të hëne, Berisha që ndodhet në arrest shtëpie ka përshëndetur mbështetësit që mblidhen çdo ditë në rrugën poshtë banesës së tij, që vetë ai e ka emërtuar “Rruga e Shpresës”.
Është menduar dhe për infrastrukturën e nevojshme dhe është improvizuar një mikrofon, në mënyrë që zëri i Berishës të vijë i qartë për mbështetësit.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën një analizë të vitit që lamë pas e që sipas tij, ishte viti i përpjekjeve antiligjore e antikushtetuese nga ana e shumicës për te lënë vendin pa opozitë.
“Institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare në armë të diktaturës së re. Shërbimi informativ, Policia e Shtetit, të gjthë u vërsulën kundër opozitës”, tha ai.
Ish-kryeministri ka vijuar të denoncojë ato që i quan aferat e qeverisë që flirton me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e cila në vend se të veprojë, sipas tij, mbyll sytë përpara vjedhjeve dhe abuzimit me detyrën nga ana e qeveritarëve.
“Skapistët po e mbrojnë Edi Ramën në verbërinë më të madhe sepse vetë ata janë bashkëpunëtorë në krimet e tij”, shtoi Berisha.
Kjo e sotmja është dita e tetë që mbështetës të Sali Berishës protestojnë poshtë apartamentit të tij kundër vendimit të SPAK-ut për ta lënë në arrest shtëpie për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”./tvklan.al
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...