Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit për dënim me burg të përjetshëm për kasapin e Bosnjës Ratko Mlladiq, duke thënë se kjo është një fitore e drejtësisë dhe se pas xhelatit të Srebrenicës radhën tashmë e ka presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Fitore e drejtësisë! Pas xhelatit të Srebenicës radhën e ka ithtari i tij i verbër Vuçiq, i cili deklaronte se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiq për të fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtësinë mori nismën “ një shtëpi për Mlladon”. Në foto është duke vendosur emrin Mlladiq një rruge në Beograd” , shkruan Berisha në Facebook.
Ish-udhëheqësi i ushtrisë serbe të Bosnjës Ratko Mlladiq, i njohur me nofkën “kasapi i Bosnjës”, do të vuajë dënimin e tij të përjetshëm pasi një apel ndaj dënimeve të tij për krime lufte u refuzua të martën.
Mlladiq, 79, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 pasi u shpall fajtor për gjenocid për mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnje nga 1992 deri më 1995.
Vendimi i sotëm përfundon gjyqin e fundit të madh për krimet e luftës në Ballkan përpara një gjykate të Kombeve të Bashkuara.
Kasapi i Bosnjës u akuzua për dy akuza për gjenocid dhe nëntë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin e tij në konfliktin në ish-Jugosllavi, ku 100.000 njerëz u vranë dhe 2.2 milionë të tjerë u zhvendosën. Ai u shpall i pafajshëm për një akuzë për gjenocid, por u shpall fajtor për secilën nga 10 pikat e tjera.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...