Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se të shtunën do të hapen dyert e Partisë Demokratike.
“Nesër do të vendoset parimi, shumica vendos. Do jetë protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune.
Hapja e derës nuk është dhunë. Nëse dikush të mbyll derën e shtëpisë. Çfarë do të bësh? Do shtysh derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time. Ku po shkoj? Te dera e shtëpisë së kundërshtarit tim, Edi Ramës? Jo. Po shkoj në shtëpinë time.
Nëse e gjen derën e mbyllur do ta hapësh. Do përdoren gjëra për të hapur dyert. Asnjë qime floku nuk do t’i preket kujt. Nuk është gjykata që legjitimon kryetarët e partive.
Basha po e mban me dhunë selinë. Po e mban me banditë. Po e mban me mercenarë. Ne kemi dokumente që ata kanë kërcënuar… Zëdhënësit më afërt të tyre kanë thënë që do ketë viktima dhe do të ketë përgjakje.
Po. Ne dyert do t’i hapim. Po i hapi Basha ne nuk do të përdorim asnjë mjet. Nëse ai na detyron… ne nuk prekim asnjë punonjës të PD. Ajo është selia jonë. Janë njerëzit tanë” – tha Berisha në Syri TV.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi