Sali Berisha ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të marrin pjesë nesër në protestën e opozitës kundër qeverisë.
Përmes një statusi në Facebook, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se nesër gjithë Shqipëria do jetë në revoltë.
“Nesër ne ora 11:00, ne bulevardin Dëshmoret e Kombit e tere Shqipëria ne revolte! Sb” – shkruan Berisha.
Protesta e opozitës është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Edhe burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë dhe se përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar./lapsi.al
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë