Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të vijojë të mbetet në ‘arrest shtëpie’ dhe nuk do të lejohet të marrë pjesë në seancat parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar të enjten kërkesën e bërë nga Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Gjatë paradites së sotme avokatët e Berishës parashtruan argumentet e tyre, sipas të cilave, Berisha duhej të lejohej të merrte pjesë në seancat plenare.
Avokati i Berishës flet pas seancës, Gjokutaj: “Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës”.
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka folur për median pas mbarimit të seancës.
Gjokutaj ka akuzuar kryministrin duke thënë se, pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës.
“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj./rtsh.al
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...