Google ADS

Sali Berisha kujton Indrit Carën, ra heroikisht duke luftuar për çlirimin e Kosovës

19:53 | 31 Mars 2021
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në 22 vjetorin e rënies heroike ka përkujtuar ushtarin e UÇK-së nga Kavaja Indrit Carën.

“Patriot i flakte dhe trim si ai, Indrit Cara ishte pasardhësi i një familje në breza atdhetare nga qyteti i Kavajës me kontribute të shquara në çështjen kombëtare. Pas fillimit te luftës çlirimtare të Kosovës i riu Indrit Cara niset nga Londra ku jetonte prej vitesh e emigracion për në fushë të betejës në Kosovë”.

Berisha thotë se Ushtar Kavaja ishte luftëtar trim e sypatrembur, ushtarak dhe komandant i aftë fitimtar nga beteja në betejë.

“Ai shpjet do faktohej si luftëtar trim e sypatrembur, ushtarak dhe komandant i afte fitimtar nga beteje ne beteje gjersa ra për tu bërë i pavdekshëm pas zmbrapsi sulmin e armikut ne majën e Gallushes, Kosovë, për lirinë e të cilës flijoi rininë dhe jetën e tij dhe Shqipëria i ka akorduar Ushtar Kavajës nderimet me te larta kombëtare, i cili ka një fole të ngrohtë në zemrat e mbare shqiptareve”, ka ndër të tjera Sali Berisha.

Nderim vepres se Indrit Cares, Ushtar Kavajes!

Te dashur miq, sot eshte pervjetori i renies me daten 31 mars te vitit…

Posted by Sali Berisha on Wednesday, March 31, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme