Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

21:14 | 17 Maj 2022
L G

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.

Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një i Pad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.

“ Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një I Pad-in ndryshoi botën, ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike./abcnews.al/

Të ngjashme