Pas ngjarjes së rëndë të 18 shtatorit në Elbasan, ku një makinë policie u përplas nga një makinë e blinduar, opozita është e vetmja që denoncion me emra ata që dyshohen se fshihen realisht pas këtij sulmi të paprecedent.
Sali Berisha sërish këmbëngul se sulmi ndaj policisë u krye nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari, emra që policia ende nuk ka guximin t’i publikojë (lexo editorialin poshte).
Në dy mesazhe dërguar Berishës, qytetarë të Elbasanit theksojnë se në këtë skandal janë përfshirë edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, ku përmendet edhe drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako. Kujtojmë se “Audi” i blinduar që dyshohet se drejtohej nga Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela që rezulton pronar i makinës, goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.
Qytetarët i shkruajnë Sali Berishës në Facebook se të gjitha operacionet e policisë për kapjen e autorëve janë false, pasi uniformat blu komandohen nga bandat.
POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS NË FACEBOOK:
Rezultatet spektakolare në operacionin Çakos së drogës në Elbasan!
Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital ku denoncojnë:
– Operacionet farse te Çakos se droges,
kunder bandes se Norieges dhe don Lales,
– qe terrorizojne nate e dite qytetin e njerezve fisnik te Elbasanit! sb
“Prsh i nderuar zoti berisha mar shkas nga postimi qe bere eshte mese e vertet po policia ska nxjerr ngjarjen ku policia u godit dhe me plumba po ju drejtohem ju me nje adres tjeter se ke imja kam shum frik dhr un jam ofenduar nga qazim don sejdini dhe skam mundur tr bej gje se me eshte vene pistoleta ne koke nga ushtaret e tij asnje nuk eshte mbajtur ne burg tr gjith kan dal as mediat e elbasanit nuk e dhene lajmin se kan frik suel cela dhe sokol sanxhaktari jan bere si faraonet ne elbasan te godasin vetem sepse i sheh te kercenojn dhe se kan problrm te vrasin arrestimet be elbasan u bene sa per shoë po te gjith e din se peshqit e medhej darkuan me Haki Cakon Ne elbasan i gjith qyteti eshte trondit nga ky lajm dje jan arrestuar shum te rinj pa faj kjo vtm sa per sy e faqe qe te thojn ja i arrestuam po mos kishit qene ju lajmi sdo ishte bere i ditur dhe ato do vazhdonin te benin terror akoma jemi bere si Napoli ju lutem doktor beni dicka para se te meren jet te Pafajshme Me respekt i nderuar zoti berisha”
– “pershendetje z.Beisha jeni i vetmi ze ne shqiperi qe i thoni gjerat e verteta.jam nga elbasani dhe doja te thoja ne lidhje me operacionin e policis se shtetit me ne kryhe haki cakon esht nje operacion fallco sa per ti hedhur hi syve te njerzve ne qoftese policia do ti arrestoi me gjith men ato te ngjasjes se dates 18 duhet te marrin ne pytje qazim sejdinin sepse ai esht i vetmi njeri qe di ku fshihen autoret sepse njeri esht dhendrri qazimit kurse tjetri esht miku i qazimit ato kan perkrahje nga qazimi dhe nga edi rama sepse kur vin fushatat ato dalin dhe mledhin vota me dhun.esht neveri kur shef neper lajme qe ky aksion i policis po shitet shi nje sukses.”
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri