Në një konferencë për mediat këtë të hënë, Sali Berisha ka akuzuar Ramën se po përdor qindra milionë eurove për qëllime elektorale.
Më tej, ai u shpreh se PD jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD.
“PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama.
Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD.
Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.
Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner.
Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen.
Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.
Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike.
PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë.
Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi.
Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit”, tha Berisha./A2cnn/
Policia mban aktivitetin “(Mos) ndikimi i postimeve në rrjet...
Theret me thikë një burrë në Viti
Përleshja fizike mes 13 personave në Prishtinë, policia jep ...
Pati super paraqitje ndaj Bayernit por Raphinha pret edhe më...
Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funk...
Edon Zhegrova feston me plis në kokë fitoren ndaj Atleticos