Këtë të hënë u bë zyrtare përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pasi në shkresën e PD-së drejtuar Kuvendit, emri i Berishës nuk ishte pjesë e atij grupi.
Ndërkohë, Berisha u shpreh se ka tre arsye përse vendimi i kryedemokratit Basha është anti ligjor.
“Data 10 ishte ditë historike për mua. Përpjekje e jashtëzakonshme për të cënuar për të marrë sovranitetin e parlamentit, për të diktuar kush do të hyjë në parlament dështoi plotësisht . Garantoj çdo shqiptar që në mënyrë absolute synimi im nuk ishte personi Sali Berisha por sovraniteti i vendit, që për aq kohë sa të jetë i lirë nuk duhet t’i diktojë askush se cilët persona duhet të futen në parlament. Jam anëtar i grupit të PD-së, pavarësisht nga burokracia. Ka një ligj që përcakton se kur deputeti nuk është anëtar i grupit. Jam anëtar sepse kam kandiduar si pjesë e PD-së dhe jo i pavarur. Së dyti KQZ mandatin e Sali Berishës e ka lëshuar si deputet anëtar i PD-së. Së treti z.Basha ka bërë një deklaratë publike duke dhunuar çdo nen të statutit të PD-së. Nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal si kryetar partie që Berisha për këtë shkak nuk duhet të jetë pjesë e grupit por ky vendim është nul e bojë nëse nuk vlerësohet minimumi në këshillin kombëtar të PD-së, ku ai duhej të miratohej me 2/3 siç thotë statuti i PD-së.”/noa/
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...