Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim dhe thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator. Ai siguron se edhe Basha i ka kërkuar në takim ambasadores së SHBA, Yuri Kim të ketë transparencë mbi vendimin për shpalljen non-grata të Berishës dhe akuzës për korrupsion. ”çfarë vendimi prisni të marrë Basha lidhur me rolin tuaj?
Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament. Do më lejoni pak ta zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj, qëndrimine saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë, ka lexuar. Edhe Enver Hoxhën, edhe Abraham Linkolnin, e Kim Jong Un. Në politikë lexon. Por një gjë ju them, për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë.
Shqiptarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit kishin deleguar diktatorit, ai u ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin. Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur, kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur. Sepse njeriu par avdekjes përpiqet të shpëtojë. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut. Tani ndoshta s’ndodh se i ka dhënë disa parcela. Diktatura dhe bari janë të lidhura. Gjithçka unë po bëj, pikërisht është që shqiptarët mos hanë bar. Dhe rruga e vetme është transparenca, unë s’po ofroj bar, por transparencë”, deklaroi Berisha në konferencë për medie, të enjten.
Sipas tij, rruga e vetme është transparenca.
“Në këtë kontekst. Dua të them prap, qëllimi im nuk ka të bëjë, nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, por nuk pranon nën diktat ti shkel ato. Ky është ndryshimi. Rruga e vetme është transparenca. Kështu që, cilido jetë qëndrimi im, nuk ka forcë në botë përveç të gjithfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Kryetari i PD në takimin me znj.Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë. Ftoj çdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencën. Por ata që ofrojnë barin kanë një problem madhor, kanë frikë nga e vërteta. Ata i tremben. Unë kam deklaruar se mbi vendim, një fakt të jepet, unë marr vendimet e mia. Unë qëndroj i vendos, ta dini mirë që nuk ka forcë në botë që mund të më imponojë mua përveç transparencës.Kushdo tjetër”, tha Berisha./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua