Sali Berisha bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme

14:49 | 7 Korrik 2022
A Z

Kryetari i Partisë Demokratike ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e sotme në orën 19:00 përpara godinës së Kryeministrisë.

Berisha tha se protesta e sotme është inaugurimi i procesit të largimit nga pushteti i Kryeministrit Rama.

Sipas tij, protestat nuk do të ndalen deri sa të arrijnë këtë qëllim.

“Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohen në orën 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para ndërtesës së Këshillit të Ministrave për të shprehur në protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës.

Protesta ka skenarin e vetë. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim i cili nuk meriton të ekzistojë.

Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti, ç’ka do të thotë protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor”, u shpreh Sali Berisha. /arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme