Emiriana Sako, e cila fitoi zgjedhjet lokale në Durrës, e konsideroi rezultatin e thellë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, si një tregues për mbështetjen ndaj projekteve të saj, të mbështetura nga kryeministri Edi Rama.
Për ABC News, Sako u shpreh se do të vazhdojë puunët për qytetin e Durrësit dhe do të angazhohet maksimalisht për t’i shërbyer qytetarëve.
“Është një ditë shumë e rëndësishme për Durrësin, unë jam shumë falenderuese për të gjithë qytetarët që na mbështetën në këto zgjedhje. Jo vetëm socialistët, por të gjithë qytetarët që iu bashkuan programit dhe vizionit të Partisë Socialiste për transformimin e qytetit të Durrësit në 4 vjeçarin e ardhshëm. Dua t’i falënderoj, për mua është një angazhim maksimal, mundësi e jashtëzakonshme t’i shërbej qytetit tim. Ky besim, patjetër do përkthehet në punë dhe shërbim ndaj tyre.
Është një diferencë e thellë, kjo tregon mbështetjen që ka pasur programi ynë, vizioni që kemi me kryeministrin Edi Rama. Kjo na impenjon maksimalisht që të vëmë në jetë sa më parë punët dhe për të vazhduar punët që kemi në dorë”, theksoi ajo.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet