Ish ministri Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në Opinion pati një përplasje të ashpër me gazetarin Basir Çollaku, i cili ka treguar udhëtimin që ka patur Moisi Habilaj, babai i ish-ministrit dhe bashkëshortja e tij drejt Italisë.
Saimir Tahiri: Kjo e gjitha është një maskardë. Një proces i komanduar politik, kaq e thjeshtë. Në këtë histori, nuk ka një provë prokurorie që Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë, për një vepër penale unë sot nuk e kam. Unë kam zgjedhur t’i bie gjërave drejt dhe ballit si e meriton. Unë kam vendosur të jem ky që jam.
Janë disa letër porosi që nuk thuhet se Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë. Kam udhëtuar me skaf me familjen time e do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Do ta bëjë e nuk kam kryer vepër penale. Unë di ca kam bërë vetë dhe di që kam qenë ministër dhe jam sjellë në mënyrë shembullore. Kam udhëtuar në cdo cep të Shqipërisë dhe do e bëjë të njëjtën gjë. Ai Basir është një kokër idoti.
Blendi Fevziu: Kjo nuk është etike zoti Tahiri…
Saimir Tahiri: Ai gënjejnë publikisht mo. Gruaja ime, babai im nuk kanë vulën. Le ti nxjerrin dhe një herë letrat. I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi. Thuaji atij injorantit ore… Ti thuash idiot nuk është fyerje për të.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...