Saimir Tahiri e quajti estradë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit, dorëzuar në Këshillin për Imunitetet në Kuvend.
Ish-ministri i Brendshëm tha se ndaj tij po bëhet një gjyq politik, që ai nuk do ta pranojë kurrë.
“Unë pranoj çdolloj hetimi, por nuk do të pranoj kurrë një gjyq politik”, tha ai për gazetarët pas daljes nga salla e mbledhjes së Këshillit.
“Kjo që ndodhi sot dhe që ka ndodhur dje, nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë! Të të thonë shko në burg dhe pastaj na provo që nuk ke marrë 5 mln euro në muaj, kjo është estradë. Të sjellin një provë të vetme dhe nëse nuk sjellin dot një provë, le të vijë Saliu dhe nëse nuk vjen Saliu, le të vijë djali i Saliut, që la 26 njerëz të vdekur në Gërdec. Nëse nuk vijnë këta, le të vijë Ilir Meta, le të vijë Monika Kryemadhi, le të vijë Lulzim Basha. Le të përbllen njëherë me drejtësinë këta!”, shtoi ai.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”