Google ADS

Saimir Tahiri mbledh shefat e Policisë

14:20 | 11 Mars 2017
M. A.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin po flitet në këto momente se ka dhënë dorëheqjen, ka zhvilluar në mesditë një takim me krerët e Policisë së Shtetit.

Takimi mes tyre është duke u zhvilluar tek Tajvani, ku Tahiri mësohet se ka vendosur të takojë për të fundit herë në këtë post, shefat e policisë së Shtetit.

Pas këtij takimi, Ministri ka shkuar në zyrën e Kryeministrit Rama ku mësohet se i ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 1 orës, ndërsa tani pritet një konferencë e Tahirit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme