Google ADS

Saimir Tahiri kërkon ndihmë për të vërtetën

11:31 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Vetëm një ditë ka mbetur nga mbajtja e seancës së Kuvendit për fatin e tij, ish-ministri Saimir Tahiri ka sërish një thirrje.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri kërkon që mbështetësit e tij t’a ndjekin në Facebook për të mësuar të vërtetën.

“Te lutem me ndiq sot ne 12.00 live ketu ne fb.

Deri ne fund per te verteten!”- shkruan Tahiri në Facebook.

Saimir Tahiri akuzohet për dy vepra të rënda kriminale si trafikim të lëndëve narkotike dhe korrupsion pasiv.

Në bazë të ligjeve, nëse këto dy vepra vërtetohen ish-ministri Saimir Tahiri rrezikon minimumi 14 vite burg./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme