Saimir Tahiri kërcënon Sali Berishën

18:02 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Saimir Tahiri dha disa mesazhe të forta ndaj Ramës dhe krerëve të tjerë të politikës mbrëmë duke shtyrë edhe më tej kërcënimet e hapura të tij me mesazhin: Nëse mbytem unë, do marr edhe të tjerë!

Një kërcënim të drejtpërdrejt ai e bëri edhe ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij kur tha: “Unë kam fakte të tmerrshme për Sali Berishën e për fëmijët e tij”.

E thënë nga goja e ish-personit të dytë më të pushtetshëm në vend për katër vite, kjo deklaratë lexohet si një kërcënim i drejtpërdrejt ndaj Berishës.

Duket se ai e ka marrë mesazhin edhe më parë prandaj edhe kemi një opozitë të squllur ndaj ccështjes Tahiri tashmë, e cila mjaftohet vetëm me disa deklarate podiumesh dhe asnjë aksion të vërtetë politik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme