Google ADS

Saimir Tahiri: Italia nuk po më heton

17:45 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Një ditë para se Kuvendi të vendosë për kërkesën e prokurorisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit.

Ai publikoi një dokument nga prokuroria e Katanias ku shkruhet se Tahiri nuk po hetohet nga italianët për trafik droge.

Ndërsa, dha edhe një mesazh për Bashën dhe Kryemadhin të cilët i quajti “kukullat më ekzemplare të shefave të tyre”.

“Si nuk mori kush mundim të bënte një verifikim që ky që bëra unë, por shthurin fantazinë që edhe filmave do ua kishin zili”, ka thënë ai. “Unë u siguroj se cilado bandë kriminelësh qoftë, ngjan amatore krahasuar me bandën që ka gabuar këtë histori duke hedhur bomba për publikun që lëviznin institucione të tjera, që sot betohen para ligjit dhe llogari japin para pushtetit politik”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme