Një fakt mjaft i çuditshëm del nga kontrata e shitjes dhe blerjes së makinës “Audi A8” nga ana e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që gazeta “Shqiptarja.com” i publikon sot në mënyrë ekskluzive.
Makina, që tashmë është bërë e famshme, është blerë nga Saimir Tahiri për 21 mijë euro dhe është shitur tek Artan Habilaj, pas vetëm 9 muaj përdorimi, më pas për 980 mijë lekë të reja, që janë rreth 7 mijë euro. Pra për një periudhë të shkurtë kohore Saimir Tahiri ka humbur nga kjo makinë 14 mijë euro.
Sipas kontratës së blerjes së makinës Audi A8 më 27.02.2013 shtetasi Saimir Bashkim Tahiri e ka blerë nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja për 21 mijë euro këtë automjet.
Kjo makinë ishte viti i prodhimit 17.09.2008. Ndërsa sipas kontratës së shitjes së po kësaj makine Audi A8 me targa AA 003 GB të vitit të prodhimit 2008, nga Saimir Bashkimi Tahiri tek shtetasi Artan Habilaj, del se ajo është shitur për 980 mijë lekë të reja. Pra kjo makinë është përdorur për vetëm 9 muaj nga Tahiri dhe është shitur sa një e treta e vlerës që ai e ka blerë.
Nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë ministrin e sapo emëruar në atë periudhë që t’ia shiste makinën e tij kushërinje të largët për një vlerë mjaft të vogë nga sa e kishte blerë./Syri.net
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...