Në murin e kujtesës së të rënëve në krye të detyrës nga radhët e policisë së shtetit është vendosur një tjetër yll. Ai i takon policit Saimir Hoxha I cili humbi jetën dy ditë më parë. Familjarët e policit ishin së bashku me kolegët e tij në këtë ceremoni.
Ndërsa kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë para të pranishmëve.
Rama: Është një kohë e gjatë që kur është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që në të gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur, në këto vite, numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore, por nga ana tjetër, statistika nuk ka asnjë rëndësi se qoftë një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Unë nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët, ndjenjat tona në këtë moment që jemi mbledhur, por ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm dhe ne do të përkujdesemi për ta, siç kemi nisur që dje deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të jenë të gatshëm për të dalë me këmbët e tyre në jetë.
Njëherësh me vendimin për shpalljen dëshmor i atdheut, qeveria morri edhe një vendim për të ndihmuar me 50 milionë lekë familjen e të ndjerit, ndërsa fëmijët e tij do marrin 170 përqind të pagës që merrte i ati.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...