Google ADS

Sa zëvendësministra do të ketë qeveria ‘Rama 2’?

20:56 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

“Ministritë nuk do të drejtohen më nga një person i vetëm po nga një skuadër”, ka thënë kryeministri Edi Rama mbrëmë gjatë intervistës në Top Story.

Kjo deklaratë e tij të lë të kuptosh se kabineti i ri do të ketë një numër të madh zëvendësministrash .

Deri më tani emrat e tyre nuk janë bërë publik, por pritet që kjo të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Gjasat janë që ministri të ndryshme të kenë deri në katër zëvendësministra.

Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri do të drejtojë dy ‘superministri’ të krijuara nga shkrirja e disa të tjerave.

Rrjedhimisht këto dy institucione do të kenë numrin më të madh të zëvendësministrave. /lapsi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme