Fati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri tashmë nuk dihet!
Akuza të rënda rëndojnë mbi të, ndërkohë prokuroria kërkon arrestimin e tij për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Sa vite burg rrezikon Siamir Tahiri?
Nëse i referohemi Kodit Penal dhe neneve për këto vepra penale, ish-ministri rrezikon maksimumi 32 vjet burg, dhe minimumi i caktuar në Kod për këto vepra, është 14 vjet burg.
Ditën e sotme Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri, gjë e cila përfundon me arrestimin e tij.
Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me bandën e Habilajve të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. /albeu.com
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...