Ndryshe nga sa njoftoi aeroporti i Rinasit të mërkurën, Ministria e Jashtme sqaron se nga data 24 Qershor, shqiptarёt mund tё udhёtojnё drejt Austrisё jo vetëm me maskë.
Por pёrpara udhёtimit pasagjerët duhet tё jenё tё pajisur me test PCR negativ të 72 orëve të fundit ose test antigen negativ të 48 orëve të fundit, certifikatë vaksinimi të marrë në e-Albania ose certifikatë shërimi të lëshuar nga institucione të autorizuara.
Me një nga këto dokumente mund të udhëtohet pёr çdo arsye, qoftë edhe për turizëm.
Austria do të lejojë personat e vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca, Johnson and Johnson, Moderna dhe Sinopharm, por jo Sinovac. Për shtetasit shqiptarë nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance”.
Me certifikaten e vaksinimit udhëtohet drejt Turqisë, Greqisë, Hungarisë, Spanjës, Bullgarisë dhe Gjermanisë, por vaksinat duhet të jenë Coronavac, AstraZeneca, Pfizer apo Sputnik.
Drejt Francës dhe Gjermanisë udhëtohet me certifikatën e vaksinimit, në rastin e kryerjes së dy dozave të vaksinave të njohura nga EMA, si Pfizer ose AstraZeneca.
Kufizimet janë hequr tashmë edhe në udhëtimet drejt Holandës, ku kërkohet vetëm plotësimi i një formulari të shëndetit që duhet pasur me vete.
Në total janë 15 shtete që lejojnë udhëtimet me dokumentet e mësipërm. Ndërsa pa nevojën e tyre udhëtohet në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...