Në Shqipëri jemi mësuar që deklaratat e politikanëve të kalojnë vetëm për konsum mediatik. E njëjtë është dhe deklarata e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i cili kërkoi një hetim për çmimin e biletave të shtrenjta, që sipas tij i shkaktojnë një dëm konusmatorëve rreth 200 milionë euro, për shkak të dominimit të dy linjave ajrore.
Por Ahmetaj, tani kryetar i komisionit të Ekonomisë duhet ta dijë se, referuar kontratës koncesionare, rreth 40 euro është mesatarja e tarifave, që paguan një pasagjer që përdor Aeroportin “Nënë Tereza”, për çdo udhëtim me avion.
Plot 10 euro për person janë taksë kalimi, që i shkon buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 30 euro është e ardhur për koncesionarin, i cili ka hyrë në vitin e 15 të përdorimit.
Dhe vetë qeveria e di se koncesionari i aeroportit të Rinasit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar të marrëveshjes koncesionare. Por sërish të gjithë heshtin, pasi pjesa më e madhe e zyrtarëve fluturojnë me bileta të prera nga institucionet.
Nga një vështrim i thjeshtë në faqen e Agjensisë së Prokurimit Publik rezulton se në ditë institucionet presin më shumë se 20 bileta për zyrtarët, e siç duket çmimi nuk rëndon në xhepin e tyre!
Të fluturosh brenda Europës, një biletë vajtje-ardhje fillon nga 200-300 Euro nëse operon me linja low cost dhe arrin në çmimin mesatar 600 Euro për destinacione direkte.
Për një qytetar të thjeshtë që duhet të udhëtojë, sigurisht “rruga më e mirë e më e lirë” është nga Shkupi, Prishtina apo dhe Podgorica. Tre fish më pak, duke përfshirë dhe koston për të shkuar në këto kryeqytetet.
E nga ajo që u pa në përballjen mes Arben Ahmetaj dhe kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi është se faji në këtë vend mbetet jetim!
Vetë kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, tha se deri tani ka Komisioni ka dhënë shumë rekomandime që institucionet duhet t’i zbatojnë, por porositë e dhëna nuk janë zbatuar në asnjë rast.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...