Presidenti në largim, Bujar Nishani, në emisionin Komiteti, ka folur për gjendjen e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, dhe pozitën e tyre në vendet ku paraqesin pakicën, përfshirë Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Nishani ka treguar nëse deri më tani, autoritetet e Shqipërisë, kanë bërë ndonjë matje të numrit të shqiptarëve në të gjithë botën. Ai ka përmendur shifra prej dhjetëra milionësh të shqiptarëve, si mundësi e numrit të përgjithshëm, megjithatë, ka thënë se kjo nuk dihet saktësisht.
Presidenti Nishani, i cili mban këtë post deri më 24 korrik, kur do t’ia dorëzoj detyrën të zgjedhurit, Ilir Meta, ka folur për problemet e shqiptarëve në Maqedoni.
Ndërsa, Nishani ka përmendur edhe shqiptarët e Malit të Zi, që sipas tij, janë shtetasit që më së miri po përshtaten me shteti malazez.
Kosova, si shtet me shumicë shqiptare, Nishani ka thënë se ka bërë hapa të duhur dhe më konkret në interesin për shifrat e sakta të shqiptarëve në botë.
Presidenti Nishani këto ditë po qëndron në Kosovë, ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...