Turizmi në Shqipëri është shndërruar vitet e fundit në sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare, ku pritshmëritë janë për një numër gjithmonë e më të lartë të turistësh.
E ndërsa Shqipëria po zbulohet dhe pëlqehet si destinacion, dilema është: sasi apo cilësi? Thënë ndryshe, çfarë tipologjie turistësh na duhet?
Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?
Të dhënat tregojnë se 9 mujorin e këtij viti, turistët e huaj kanë shpenzuar në Shqipëri një total prej 3.8 miliardë euro, ose 20% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por në rritje të ndjeshme kanë qenë edhe shpenzimet që shqiptarët kanë bërë në udhëtimet e tyre jashtë vendit.
Sipas të dhënave, në 9 mujorin e këtij viti ata kanë shpenzuar jashtë mbi 2 miliardë euro ose 19.1% më shumë se një vit më parë.
Përllogaritjet tregojnë se bilanci i sektorit të turizmit për 9 mujorin e këtij viti ka rezultuar pozitiv, me një total të ardhurash prej 1.8 miliardë eurosh që kanë mbetur në ekonominë shqiptare.
Por përtej kësaj shifre, sa kanë shpenzuar mesatarisht turistët e huaj në vendin tonë? Për të kuptuar edhe tipologjinë e tyre.
Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?
Rezulton se mesatarisht një turist i huaj ka shpenzuar për qëndrimin në Shqipëri 391 euro.
Një shifër që konsiderohet e ulët dhe dëshmon se Shqipëria është ende larg turizmit elitar që duhet të synojë dhe ajo që kemi aktualisht, është një turizëm masiv me vizitorë të varfër. /A2cnn
Akuzon Gjykatën e Lartë, Holta Zaçaj njofton Kushtetuesen pë...
Osmani takon kongresistin Palmer: Kosova dhe SHBA kanë mundë...
Prishtina nënshkruan me Cory Reeves
Durmishi ndan pamje nga punimet e rrugës Mitrovicë-Bajgorë-K...
Statistikat e frikshme të Bellinghamit në ndeshjet e fundit
Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin p...