Që prej katër muajsh në Kuvendin e Shqipërisë janë ulur deputetët që zëvendësuan mandatet e PD-së dhe të LSI-së.
Në media u komentua se ata pranuan mandatin e deputetit dhe dolën kundër linjës së partisë vetëm për përfitime financiare.
Por sa para kanë marrë ata? Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur pagesat që janë bërë në thesarin e shtetit për rrogat e secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë por edhe përfitimet financiare që ata marrin për shkak të statusit të deputetit.
Në një llogaritje të thjeshtë, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë merr afërsisht 260 mijë lek në muaj që vijnë nga rroga fikse si edhe përfitimet e tjera si rimbursim karburanti, telefoni, qiraje, hotele, honorare komisionesh etj.
Periudha për të cilën janë publikuar të dhënat është edhe fushata elektorale ku Ruçi duket se nuk i toleruar deputetët që nuk morën pjesë në punimet e Komisioneve dhe Seancave plenare duke i bërë publik edhe mungesat e tyre por edhe sanksionet financiare.
Nga dokumenti rezulton se Ruçi u ka mbajtur pagën shumë prej deputetëve socialist të cilët janë fokusar në qarqet e tyre në kuadër të fushatës elektorale. Një nga më të penalizuarit është pikërisht Damian Gjiknuri, të cilit vetëm për muajin qershor i janë mbajtur 10 mungesa.
Pas tij në këtë muaj vijnë Lefter Koka, Elda Hoti me 9 mungesa, kjo e fundit ka munguar për shkak se kur mori mandatin e deputetes ishte në prag të lindjes. Edhe Fatmir Xhafaj është ndër deputetët me më shumë mungesa, me 8.
Rroga mujore fikse e tyre është reduktuar për këtë periudhë nga 120 mijë lekë në rreth 60 mijë lekë. Edhe për muajin maj e prill, kampion për mungesa e mban Lefter Koka me 8, ndërsa më pas vjen Tom Doshi me 7.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet