Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj nuk e ka treguar se sa kushtuan 500 mijë vaksinat e siguruar nga Pfizer, mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Open”.
Ajo nuk dha një shifër konkrete por tregoi vetëm fondin e dhënë nga Ministria e Financave për Ministrinë e Shëndetësisë prej 6 miliardë lekësh.
“Filloi në datën 11, janë gati 900 vaksina. Në nivel total që do të sillen 1.6 milionë, kemi buxhetuar një fond shtesë përfshirë edhe vaksinës, 500 mijë me Pfizer, 1.2 milionë brenda paketës Covax për 800 mijë persona. Brenda paketës prej 6 miliardë lekësh është. Fondi i Ministrisë së Shëndetësisë është 6 miliardë lekë me prioritet vaksinën. Përse duhet të flasim për koston e një vaksine?! Po flas për fonde buxhetore, Nëse do të duhet më shumë do të japim më shumë”, tha Denaj.
Kujtojmë se vaksinimi në vendin tonë filloi më 11 janar të këtij viti, fillimisht me mjekët dhe infermierët e dy spitaleve COVID. E para që u vaksinua ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe më pas kryeministri Edi Rama./tch/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja