Sulmet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë duke kërcënuar në shumë raste privatësinë apo mbarëvajtjen e shërbimeve që ofrohen online. Shqipëria nuk është imune nga këto sulme dhe është detyra e institucioneve shtetërorë që të garantojnë këtë. Por çfarë sigurie ofron realisht Shqipëria
Në indeksin global të sulmeve kibernetike renditemi në vendin e 89 me një numër pikësh prej 0.314, pas nesh vjen Serbia me vendin e 90 dhe një nivel pikësh prej 0.311. Në total u morën në vlerësim të dhënat për 165 shtete të botës.
Në vendin e parë për nga siguria renditet Singapori, një ndër vendet më të zhvilluara në aspektin e teknologjisë. Ky shtet ka siguruar pikë në nivelin 0.925. Supozohet që vlera 1 garanton mbrojtje totale dhe sa më e ulët shifra pas tij aq më e ulët siguria.
Në vend të dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një nivel pikësh prej 0.919.
Më pak i sigurt ndaj sulmeve kibernetike është shteti i Guinesë Ekuatoriale në vendin e 165 dhe me një nivel pikësh zero kurse mbi të është Jemeni me 0.007 .
Çfarë llogarit indeksi
Raporti për indeksin e sigurisë kibernatike është një botim i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit pjesë e të cilit janë shumica e vendeve të botës. Indeksi rrotullohet rreth Axhendës së Sigurisë Globale të këtij Unioni dhe pesë shtyllave (ligjore, teknike organizative, ndërtimi i kapaciteteve, dhe bashkëpunimi”.
Në 2016 rreth një për qind e gjithë email-eve që u sulmuan me viruse që është niveli më i lartë i viteve të fundit.
Sulmet nga sistemet prekën në mënyrë të dukshme bizneset dhe konsumatorët, me fushata masive promovuese apo emaile virale. Personat që fshihen pas këtyre sulmeve kërkojnë gjithmonë e më shumë nga viktimat me një mesatare që arriti në 1000 dollarë në 2016 nga rreth 300 dollarë që ishte një vit më parë.
Në maj 2017 një sulm kibernetik masiv shkaktoi shkëputje të kompanive dhe spitaleve në 150 vende duke shfaqur hapur nevojën për më shumë bashkëpunim mes shteteve. /
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...