Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rolin e Partisë Socialiste në miratimin e ligjit që e bën gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë, kanë shkaktuar një reagim të fortë të qeverisë ruse.
Ministria e Jashtme Ruse thotë se veprimet e qeverisë së Tiranës janë vazhdimësi e platformës së saj dhe i shërbejnë ambicies së ‘Shqipërisë së Madhe’.
Ç’ka, sipas Moskës, rrezikon territorin e disa vendeve në rajon. Dhe në mënyrë të veçante, thuhet në deklaratën që përmend edhe ndihmën e qeverisë së Partisë Socialiste për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ligji maqedonas i gjuhës, do të provokonte përplasje etnike në Ballkan.
“Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama për të vazhduar promovimin e Platformës famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai kontribuoi në hartim. Zbatimi i këtij dokumenti do të shkatërronte themelet kushtetuese të shtetit maqedonas dhe kornizën e Marrëveshjes së Ohrit, duke provokuar përplasje të reja etnike në Ballkan.
Këto zhvillime të reja janë në përputhje të plotë me ambiciet e përhapura gjerësisht për Shqipërinë e Madhe, që rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve të rajonit. Ne i japim rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime të tilla duhet të merren vetëm mbi bazën e marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe me një konsensus të gjerë në shoqërinë e tij”.
Siç duket në deklaratë, reagimi i Rusisë në thelb të saj ka miratimin e ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë. Qëndrim ky që vjen vetëm pak orë pas presidenti maqedonas, Ivanov, refuzoi ta dekretonte ligjin. Shumica në pushtet në vendin fqinj e ka bërë të qartë se do ta rrëzojë dekretin e presidentit. Ndërsa Tirana zyrtare nuk e ka mohuar kontributin e saj në bashkimin e faktorit shqiptar dhe daljen e tij me një qëndrim të përbashkët përsa i përket respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Vetë Kryeministri e quajti miratimin e ligjit një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë./klan
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...
Banorët ‘tallin’ Drilonin pas paralajmërimit të tij
Festohet 28 nëntori në Luginë, merr pjesë edhe ambasadori Ca...